Sport

Në debat edhe presidenti Macron. Për të, skenat e finales “të turpshme dhe të padenja për Francën”

Finalja e UEFA Champions League këtë sezon, e luajtur mes Liverpoolit dhe Real Madridit në “Stade de France” të Parisit filloi me 36 minuta vonesë ër shkak të kaosit në organizim. Akuza të ndërsjellta...

2 Qershor 2022, 12:15 Nga DOSJA
Në debat edhe presidenti Macron. Për të, skenat e finales

FRANCE - Ndeshja ishte parashikuar të fillonte në orën 21:00, por pasi shumë tifozë të Liverpool-it nuk kishin hyrë në stadium u vendos që të fillonte në 21:36. Ndërkohë, që tifozët brenda stadiumit prisnin me padurim fillimin e ndeshjes, jashtë situata dukej se ishte “jashtë kontrollit”. Tifozë të shumtë tentonin të hynin në ambientet e stadiumit, me dhe pa biletë. Ndërkohë, policia i sulmonte me gaz lotsjellës.

Ngjarja pas ndeshjes do të sillte një përplasje verbale mes Liverpoolit dhe Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Sportit në Francë. Zyrtarët francezë pretendojnë se 40.000 tifozë të skuadrës angleze ishin paraqitur pa biletë, ose me biletë falso dhe donin të futeshin në stadium. Ndërkohë, shifra zyrtare e UEFA-s flet se në stadium vetëm 2.589 bileta janë skanuar si falso.

Në këtë situate të ndërsjelltë akuzash dhe nisjes së një hetimi të pavarur nga UEFA për kaosin e krijuar në finalen e “Stade de France”, jashtë nuk ka mundur të qëndrojë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Mediat franceze thonë se Macron i konsideroi ngjarjet “të turpshme” dhe “të padenja për Francën”. Megjithatë dyshja e politikës franceze, vijon të mbështesë deklaratat e saj, duke akuzuar tifozët e Liverpoolit, që ishte viktimë e atij organizimi të ç‘organizuar që vë në dyshim edhe Lojërat Olimpike Paris 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll