Sport

Prapaskena: Lukaku, alternativa e parë e Barcelonës pas Lewandowskit

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Chelsea, sulmuesi belg mund të jetë sërish një treg transferimi këtë vit. Sipas 'Mundo Deportivo' për Interin ekziston rreziku i ‘blaugranëve’, që kërkojnë një qendërsulmues potent.

2 Qershor 2022, 11:11 Nga DOSJA
Prapaskena: Lukaku, alternativa e parë e Barcelonës pas Lewandowskit

ITALI - Zyrtarisht ka nisur dominimi i sulmuesve. Para fillimit zyrtar të merkatos së verës, ishin lëvizjet e para të sulmuesve që dominuan lajmet dhe vendosën në skenë atë mekanizëm tipik zinxhir që premton të interesojë shumë klube të mëdha europiane.

Tregu i Serisë A mund të ndikohet edhe nga lëvizjet e lojtarëve kryesorë në kontinent dhe skuadra më e interesuar për skenarët që mund të lindin është Interi. Në fakt, nëse Juve ka tashmë qendërsulmuesin e saj të ri, Dusan Vlahovic, kështu që nuk është mister që te zikaltrit mundësia e rikthimit të Romelu Lukakut në Milano, po bëhet gjithnjë e më konkrete. Megjithatë, siç raporton ‘Mundo Deportivo’, konkurrenca për qendërsulmuesin belg nuk mungon.

Risia e merkatos së verës 2022 duket se është rikthimi aktual i figurës së ‘9’-shit klasik edhe për trajnerët e shkollës spanjolle, në të vërtetë katalanas. Pep Guardiola ka siguruar tashmë Erling Haaland për Manchester Cityn e tij, duke i lënë vend ‘nxënësit’ të tij, Xavit të kënaqet me sulmuesin Lewandowski, që kërkon të largohet nga Bayern.

Por jashtë interesave te katalanët nuk është Lukaku. Belgu shikohet si një alternative konkurrente nëse dështohet me polakun. Veç mes Big Rom dhe Barçës, në skenë janë edhe zikaltrit e Interit, pasi belgu në rast lamtumire me Chelsean, ka folur për një rikthim të tij në Milano. Në Katalonjë e dinë këtë dhe po shqyrtojnë situatën, në pritje të mbledhjes së aksionerëve më 16 qershor, pas së cilës buxheti i disponueshëm do të jetë më i qartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll