Sport

Një ish-kampion bote për mesfushën e Milanit, klubi kuqezi gati të paguajë klauzolën

Në pritje të formaliteteve për Divock Origi, emri që del është ai i Mario Götze. Ish-mesfushori i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich ka hyrë në radin e kuqezinjëve.

2 Qershor 2022, 13:06 Nga DOSJA

Një ish-kampion bote për mesfushën e Milanit, klubi kuqezi gati

ITALI- Futbollistë me eksperiencë dhe të rinj të talentuar. Kjo ishte përzierja fituese që bëri Milan për t’u rikthyer si kampion i Italisë pas 11 vitesh mungesë. Një sukses që Leao dhe Tonali e kanë ndërtuar së bashku me Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.

Formula që fiton, nuk ndryshon. Edhe për vitin e ardhshëm kuqezinjtë synojnë të shtojnë emra me peshë në skuadër. Në pritje të formaliteteve për Divock Origi, emri që del është ai i Mario Götze. Ish-mesfushori i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich ka hyrë në radin e kuqezinjëve. Futbollisti gjerman u bind nga trajneri Roger Schmidt që të bashkohej me të te PSV Eindhoven.

Me largimin e ish-trajnerit të Leverkusenit në drejtim të Benfica-s, mund të cilësohet edhe një largim i Gotze-s në verë. Për ish-fituesin e Kupës së Botës në vitin 2014, do të  do të mjaftonin 4-5 milionë euro ose shuma e klauzolës së përfshirë në kontratën e tij që skadon në vitin 2024. Në Holandë, Götze ka gjetur vazhdimësi fizike, duke zhvilluar 77 ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

47088 445376

Sondazh

Poll