Sport

Champions dhe Liga e Kombeve, Mbappe flet për objektivat dhe mesazhi për Benzema-n

Pas një muaji maj jashtëzakonisht intensiv, të shënuar kryesisht nga vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij, Kylian Mbappe është fokusuar vetëm në përpjekjen për të fituar Ligën e Kombeve

2 Qershor 2022, 13:38 Nga DOSJA

Champions dhe Liga e Kombeve, Mbappe flet për objektivat dhe mesazhi

FRANCË- Pas një muaji maj jashtëzakonisht intensiv, të shënuar kryesisht nga vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij, Kylian Mbappe është fokusuar vetëm në përpjekjen për të fituar Ligën e Kombeve që nis këtë të premte për Francën në Stade France.

‘Gjelat’ do të përballen me Danimarkën me synimin për të mbrojtur titullin e fituar në tetor të vitit 2021 kundër Spanjës.Në një intervistë për televizionin zyrtar të Federatës Franceze, Mbappe pranoi se do të japë gjithçka, ndërsa uroi edhe Karim Benzema-n për fitimin e pestë të Champions League.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kombeve dhe t’u japim njerëzve kënaqësinë për të na parë të luajmë. Është sfida e fundit e sezonit dhe është e vërtetë që jemi lodhur pas një sezoni të ngjeshur, por do të japim gjithçka për të fituar të gjitha ndeshjet e kompeticionit dhe kualifikuar sërish në finale si vitin e shkuar,  tha Mbape për kanalin zyrtar të Federatës Franceze të Futbollit.

“Benzema-n e urova për Championsin. Nuk është e lehtë të fitosh këtë kompeticion dhe ai e ka bërë pesë herë, prandaj edhe e urova”. Përfundoi francezi.

E.Ç (Dosja.al)

59396 404135

Sondazh

Poll