Sport

VIDEO/ Ngacmohet seksualisht një gazetare: një burrë i prek të pasmet, duke imituar kalërimin

"U ndjeva e turpëruar. Nuk pres të shkoj në punë dhe të më prekë një i huaj në pjesën e pasme. Më bëri të ndihem e sëmurë."

2 Qershor 2022, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Ngacmohet seksualisht një gazetare: një burrë i prek

ANGLI - Gazetarja Amy Christophers, e famshme në Mbretërinë e Bashkuar për pjesëmarrjen e saj në reality show-n 'Married at First Sight', ka shpërndarë videon në të cilën një burrë që po intervistonte, e ngacmon seksualisht, duke e goditur me shpullë në të pasmet gjatë një lidhjeje për programin 'Raceday' të 'Racing TV' .

Amy Christophers po intervistonte një grup personash që luajnë me kuaj në Beverley Racecourse  dhe i sfidoi ata t'i tregonin, se si do të hipnin në kalë. Burrat imituan lëvizjet e kalorësve që galoponin mbi kuaj, derisa njëri prej tyre e goditi prezantuesen e habitur dhe të tronditur në të pasme.

"U ndjeva e nënçmuar dhe e turpëruar. Nuk pres të shkoj në punë dhe të goditem në të pasmet nga një i huaj. Më bëri të ndihem e sëmurë", tha Amy Christophers për ‘Daily Mail’ pas incidentit.

Ndërkohë, qendra Racecourse Beverley ndau një deklaratë për t'i kërkuar falje Amy Christophers dhe i thonë se "ne jemi të tmerruar" nga sjellja e agresorit. "Kushdo që ka kryer krime të kësaj natyre, mund të presë një ndalim të përjetshëm nga Beverley Racecourse. Ne kërkojmë falje edhe një herë për çdo shqetësim të shkaktuar ndaj Amy,"- janë shprehur ata në "Metro".

 
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll