Sport

Barcelona e bën ‘Camp Nou’ si fushë kalçetoje, jep me qera impiantin; ja sa kushton një ndeshje

Dëshironi të luani një ndeshje me miqtë tuaj në Camp Nou? Nga sot është e mundur. Barcelona do t'i lejojë tifozët të marrin me qira fushën për një ndeshje 60 minuta.

2 Qershor 2022, 12:38 Nga DOSJA

Barcelona e bën ‘Camp Nou’ si fushë kalçetoje, jep

SPANJË-Dëshironi të luani një ndeshje me miqtë tuaj në Camp Nou? Nga sot është e mundur. Barcelona do t'i lejojë tifozët të marrin me qira fushën për një ndeshje 60 minuta. Tifozët do të kenë akses në dhomat e zhveshjes, do të kenë gjyqtarë në dispozicion dhe do të mund të dalin nga tuneli si lojtarë të vërtetë profesionistë.

Në fakt, Barcelona ofron një përvojë të quajtur "Bëhu lojtar" për t'i lejuar tifozët të luajnë në Camp Nou me miqtë. Një mënyrë e re për t'u ndjerë si një yll i Barcelonës për një ditë. Të shënosh një gol në stadiumin më të madh në Europë është i paçmuar për profesionistët, por tani edhe tifozët mund të shijojnë përvojën për 300 euro për person. Nëse ata duan të bashkohen vetëm ose të luajnë së bashku me miqtë, tifozët mund të aplikojnë në faqen e internetit të klubit.

Lojtarët do të mund të dalin nga tuneli, ashtu si lojtarët e tyre të preferuar, të bëjnë nxehmje për 15 minuta dhe të kalojnë në dhomat e zhveshjes së stadiumit. Jo vetëm kaq, ata do të kenë në dispozicion edhe trajnerë që do t'i drejtojnë gjatë ndeshjes dhe gjyqtarë.

Klubit i mungon paraja dhe ka vendosur të nisë një iniciativë komerciale për të fituar disa para shtesë. Me këtë projekt, megjithatë, klubi dëshiron të rrisë përfshirjen e fansave. Sipas Sport, gjendja financiare e klubit është e rëndë. Klubi, deri më sot, nuk do të ishte në gjendje të regjistronte blerjet e reja si Franck Kessié dhe  Andreas Christensen.

E.Ç (Dosja.al)

8896

Sondazh

Poll