Sport

U largua me zero por merr bonusin e besnikërisë, çudia e Pogba-s me Manchester United

Paul Pogba I shkaktoi një dëm financiar Manchester United pasi u largua me parametra zero, ndërsa tani do të përfitojë edhe ‘bonusin e besnikërisë’.

2 Qershor 2022, 13:22 Nga DOSJA

U largua me zero por merr bonusin e besnikërisë, çudia e

ANGLI- Paul Pogba I shkaktoi një dëm financiar Manchester United pasi u largua me parametra zero, ndërsa tani do të përfitojë edhe ‘bonusin e besnikërisë’. Tifozët e Manchester United janë irrituar nga ky fakt.

Daily Mail në fakt ka llogaritur në mbi 250 milionë paund (pothuajse 300 milionë euro) të paguara nga United, mes kartonit të paguar në vitin 2016,  pagës pesëvjeçare (plus rinovimiT automatik vjetor që filloi verën e kaluar) dhe bonuseve.

Meqë ra fjala, si Daily Mail ashtu edhe Times raportojnë një bonus shtesë që do t'i jepet Pogba-s kur ti skadojë kontrata më 30 qershor: 3.78 milionë paund (pothuajse 4.5 milionë euro) si "bonus besnikërie".

Nuk ka detaje të mëtejshme për këtë, por, duke pasur parasysh se ai quhet "besnik", mund t'i referohet faktit që francezi fitoi një bonus shtesë për të qëndruar te United për pesë vite.

E.Ç (Dosja.al)

12505

Sondazh

Poll