Aktualitet

Maxhoranca në homazhe/ Nga Balla te Spiropali, ministrat që i dhanë lumtumirën e fundit Nishanin

Të veshur me të zeza, ata takuan familjen Nishani duke iu shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme. 

2 Qershor 2022, 11:17 Nga DOSJA
Maxhoranca në homazhe/ Nga Balla te Spiropali, ministrat që i
Milva Ekonomi

TIRANË- Maxhoranca ka marrë pjesë sot në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Ministrja Milva Ekonomi, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Frida Krifca dhe Delina Ibrahimaj i dhanë lamtumirën e fundit Nishanit. 

Të veshur me të zeza, ata takuan familjen Nishani duke iu shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme. 

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit mbahen në ambientet e Presidencës u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll