Aktualitet

Plagosje brenda familjes në Lushnje, 17-vjeçarja godet me thikë vëllain, shoqërohet e nëna në Polici

Autorja, 17-vjeçare goditi me mjet prerës vëllain e saj për arsye ende të paditura.

2 Qershor 2022, 10:16 Nga DOSJA

Plagosje brenda familjes në Lushnje, 17-vjeçarja godet me thikë

LUSHNJE- Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Lushnjë nga motra. Autorja, 17-vjeçare goditi me mjet prerës vëllain e saj për arsye ende të paditura. Nëna dhe 17-vjeçarja janë shoqëruar në komisariat pasi nuk iu bindën urdhërit të punonjësve të Policisë për t'u shoqëruar nga uniformat blu. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

Sondazh

Poll