Aktualitet

Gjendet parcela me kanabis në Fier, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, u gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa

2 Qershor 2022, 10:51 Nga DOSJA
Gjendet parcela me kanabis në Fier, shpallet në kërkim
Kanabis

FIER- Një parcelë me kanabis është zbuluar ditën e sotme në Fier. Policia informon se në kërkim është shpallur personi me inicialet T.H, 42-vjeç. Gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, u gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi T. H. Po punohet për kapjen e tij.

Sondazh

Poll