Aktualitet

Grabitja e të moshuarve në Vermosh, policia: Dy autorët morën edhe mjetin e parkuar në banesë

Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër

2 Qershor 2022, 11:01 Nga DOSJA
Grabitja e të moshuarve në Vermosh, policia: Dy autorët
Policia Shkoder

SHKODËR- Dy autorët të cilët grabitën çiftin Tinaj në Vermosh morën edhe makinën e cila ishte e parkuar. Policia informon se grabitësit morën mjetin “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës e më pas janë larguar. Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volksëagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar. Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Sondazh

Poll