Aktualitet

VD- Duke çaluar dhe me bastun në dorë! Rajmonda Bulku e përlotur tek Nishani, fshin lotët me duar

Siç duket edhe nga pamjet që ka kapur Dosja.al nga ceremonia, Bulku kishte vendosur që të shkonte me kolegët e PD-së, ndërsa dukej qartë që ishte përlotur në momentin e lamtumirës që po i jepnin mikut të tyre.

2 Qershor 2022, 10:33 Nga DOSJA
VD- Duke çaluar dhe me bastun në dorë! Rajmonda Bulku e
Rajmonda Bulku

TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare, e gjithashtu ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku ka shkuar në ceremoninë e homazheve për ish-presidentin Bujar Nishani.

Siç duket edhe nga pamjet që ka kapur Dosja.al nga ceremonia, Bulku kishte vendosur që të shkonte me kolegët e PD-së, ndërsa dukej qartë që ishte përlotur në momentin e lamtumirës që po i jepnin mikut të tyre.

Gjithashtu një tjetër detaj që u vu re ishte fakti që Bulku nuk dukej në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi u shfaq në Pallatgin e Brigadave me një bastun në dorë. Ndërsa gjatë gjithë kohës çalonte, por nuk dihet ende se çfarë i ka ndodhur aktores së njohur.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll