Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari në Berat, vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe celular

Ai ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular

2 Qershor 2022, 10:00 Nga DOSJA

 

Arrestohet 25-vjeçari në Berat, vodhi me dhunë një sasi
Policia e Shtetit

BERAT- Qytetari me inicialet F. S., 25 vjeç, banues në Berat është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje. Ai ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular të qytetares me inicialet M. G. 

Njoftimi i policisë Berat

"I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll