Aktualitet

Grabiten 2 të moshuar në Vermosh, autorët i lidhin dhe i plaçkitin, aksidentohen rrugës

Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.

2 Qershor 2022, 10:39 Nga DOSJA
Grabiten 2 të moshuar në Vermosh, autorët i lidhin dhe i
Mri Tinaj

SHKODËR- Familja Tinaj, nga Vermoshi i Malësisë së Madhe janë grabitur nën kërcënimin e armëve. Ngjarje ka ndodhur pas mesnate, kur dy persona me armë dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Tom Tinaj. Pasi e kanë lidhur dhe i kanë grabitur 30 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, ata janë larguar duke i grabitur edhe automjetin tip Fuordistradë, të Tom Tinajt.

Gruaja, Mri Tinaj ka treguar momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës. Ajo thotë se grabitësit u kanë marrë deri në 30 mijë euro dhe makinën. Po ashtu, e moshuara rrëfeu momentet e dhunës që u ushtrua ndaj saj dhe bashkëshortit.

Mirëpo plani nuk iu shkoi autorëve siç e kishin planifikuar. Në afërsi të fshatit Selcë të Malësisë së Madhe, ata humbën kontrollin ndaj mjetit dhe janë përplasur me një kodër. Ata lanë  ‘Fuoristradën’, duke ecur këmbë rreth 1 km dhe më pas në fshatin Selcë kanë grabitur një tjetër mjet. Më pas dy grabitësit janë nisur në drejtim me Malin e Zi.

Sondazh

Poll