Aktualitet

VIDEO- Homazhet për ish-presidentin, Beniada ngushëllon familjen e Nishanit

E veshur me të zeza, modelja përqafoi familjarët e ish-presidentit e më pas u largua.

2 Qershor 2022, 10:10 Nga DOSJA
VIDEO- Homazhet për ish-presidentin, Beniada ngushëllon familjen e
Beniada Nishani

TIRANË- Beniada Nishani, ish-konkurentja e Big Brother VIP e njëkohësisht modele është shfaqur në homazhet për ndarjen nga jeta të xhaxhait të saj, Bujar Nishanit. E veshur me të zeza, modelja përqafoi familjarët e ish-presidentit e më pas u largua.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Sondazh

Poll