Aktualitet

VD-Të gjithë presidentët bashkë! Topi, Moisiu&Mediani bëjnë nderimet e fundit, me vete edhe miku nga Kosova

Bamir Topi, Alfred Mojsiu, Rexhep Meidani shkuan bashkë për të nderuar kolegun e tyre, ndërsa me ta iste dhe një mik nga Kosova.

2 Qershor 2022, 11:08 Nga DOSJA
VD-Të gjithë presidentët bashkë! Topi, Moisiu&Mediani
Bamir Topi

TIRANË- Presidentët kanë shkuar bashkë për të bërë nderimet e fundit për kolegun e tyre, Bujar Nishani. Bamir Topi, Alfred Mojsiu, Rexhep Meidani shkuan bashkë për të nderuar kolegun e tyre, ndërsa me ta iste dhe një mik nga Kosova. Bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pasi kanë vendosur lule dhe kanë takuar familjen, të gjithë janë ulur për të shkruar disa fjalë në librin e kujtimeve. 

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit mbahen në ambientet e Presidencës u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll