Politike

“Pse në Gjykatë Kushtetuese, nuk funksionon?”, Meta shmag pyetjen e gazetares

24 Korrik 2019, 11:34 Nga DOSJA
“Pse në Gjykatë Kushtetuese, nuk funksionon?”, Meta shmag

Tiranë- Presidenti Ilir Meta pasi ka shkruar në Gjykatën Kushtetuese ku  ku dorëzoi padinë për rrëzimin e ligjit special për Teatrin Kombëtar, ka deklaruar se vendi është pa gjykatë Kushtetuese për shkak të Ramaformës.

“Gjykata kushtetuese nuk është funksionale, pse e depozituar kërkesën?”, ishte pyetja e një gazetareje për të cilën Meta nuk dha një përgjigje konkrete.

Ai nuk sqaroi kuptimin e këtij veprimi të tij pasi ligjërisht ajo kërkesë ngelet pa shtyrtim.

Presidenti tha: “Unë dua ti siguroj  të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar që republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit. Boll me qeverisjen e oligarkëve. Tensionet në mëngjes më sollën mua këto, do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj gjithë këtyre dhe kësaj qeverie që e kanë lënë vendin kështu. Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Vendin pa gjykatë kushtetuese e ka Ramaforma. ”

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne kushtetuese ngujimi te teatri kombëtar ilir meta meta ne kushtetuese ngujimi te teatri kombëtar

Sondazh

Poll