Politike

‘Kam një drekë të rëndësishme’, zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha iku me nxitim nga Teatri

24 Korrik 2019, 11:47 Nga DOSJA
‘Kam një drekë të rëndësishme’, zbulohet

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua në mënyrë të befasishme nga salla e Teatrit Kombëtar, aty ku janë ngujuar prej disa orësh, aktivistë dhe aktorë që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha qendronte përgjatë gjithë kohës me telefonin në dorë, duke ngritur kureshtjen se me kë po komunikonte, kur befas Basha u largua.

Në dalje të Teatrit Kombëtar, teksa ishte në oborr, Basha bëri me dije se kishte një drekë me rëndësi me ndërkombëtarët ndaj iku.

“Nesër firmoset marrëveshja mes PD dhe Teatrit Kombëtar.Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Basha.

Lëvizja e Bashës lidhet me tensionet tek Teatri Kombëtar, ku u përplasën qytetarët e aktivistë me policinë për të mos lejuar shembjen e godinës. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll