Sport

Lajm tronditës! Deschamps largohet nga grumbullimi dhe stërvitja e Francës, niset për…

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është larguar nga grumbullimi i Francës për shkak të një lajmi të keq.

31 Maj 2022, 19:31 Nga DOSJA

Lajm tronditës! Deschamps largohet nga grumbullimi dhe stërvitja e

FRANCË- Trajneri i Francës, Didier Deschamps është larguar nga grumbullimi i Francës për shkak të një lajmi të keq. Babai i tij ka ndërruar jetë, lajmin e dha nëpërmjet një njoftimi Federata Franceze e Futbollit.

"Me pikëllim të madh kam dëgjuar për ndarjen nga jeta të babait të Didier këtë mëngjes. Didier shkoi për t'u bashkuar me të afërmit e tij dhe në këtë moment ka gjithë mbështetjen time”, tha presidenti i Federatës, Noel Le Graet. Seancat stërvitore të së martës do të zhvillohen nga ndihmës trajneri Guy Stephan.

Franca përballet me Danimarkën në Stade de France të premten, e para nga katër ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve në 11 ditë, me dy ndeshje kundër Kroacisë dhe një kundër Austrisë.

E.Ç (Dosja.al)

884001

Sondazh

Poll