Sport

Barcelona, skuadra me audiencën televizive më të lartë në Spanjë...

Pavarësisht se kishte një sezon gri, skuadra katalane ishte protagoniste e 15 nga 20 ndeshjet më të ndjekura të kampionatit.

31 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA

Barcelona, skuadra me audiencën televizive më të lartë

SPANJE - Barcelona pati një sezon të pakënaqshëm për sa i përket rezultateve sportive, por pavarësisht kësaj, ajo ishte skuadra me audiencën më të lartë në La Liga Santander. Këtë e tregon raporti i ‘Geca’, duke detajuar se Barcelona ka qenë protagoniste në 15 nga 20 ndeshjet më të ndjekura në kampionatin e ligës.

Siç pritej, dy ‘El Clasico’ ishin ndeshjet me audiencën më të lartë në La Liga dhe fitorja 0-4 për Barçën në ‘Bernabéu’ ishte ndeshja më e ndjekur nga tifozët, me një mesatare prej 1.775.000 spektatorësh. Tre ndeshjet e tjera më të ndjekura ishin ndeshjet e Barçës kundër Sevillas dhe vizita e Valencias në ‘Camp Nou’.

Sipas moshës, njerëzit mbi 45 vjeç janë ata që shikojnë më shumë futboll në televizion, por ka një fakt për optimizëm te të rinjtë. Grupmosha nga 13 deri në 24 vjeç është ajo me rritjen më të madhe (+3,7%), krahasuar me sezonin e kaluar dhe miti se adoleshentët nuk janë të interesuar të shikojnë futboll në TV është thyer.

Barcelona, skuadra me audiencën televizive më të lartë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll