Sport

Nga Argjentina në Itali, protesta e tifozëve të skuadrës kosovare bën jehonë; Kjo është e veçantë

Në finalet e sezonit jemi mësuar të shohim gjithçka. Nga pushtimet e fushës pas fishkëllimës së fundit, nga manifestimet e gëzimit të tifozëve për një gol të arritur deri te ato të protestës për një vit të komplikuar

31 Maj 2022, 15:09 Nga DOSJA

Nga Argjentina në Itali, protesta e tifozëve të skuadrës

KOSOVË-Në finalet e sezonit jemi mësuar të shohim gjithçka. Nga pushtimet e fushës pas fishkëllimës së fundit, nga manifestimet e gëzimit të tifozëve për një gol të arritur deri te ato të protestës për një vit të komplikuar: me pak fjalë, ka gjithçka. Në këto ditë ne kemi qenë dëshmitarë të të paktën dy ngjarjeve shumë të ndryshme që rrallë i kemi kaluar në historinë e futbollit modern.

E para ka të bëjë me tifozët e Liverpool, të cilët dolën në rrugë për të festuar një ditë pas finales së humbur të Champions League, dhe e dyta i referohet tifozëve të ekipit kosovar të Vushtrrisë, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre për vendimin e arbitrit në mënyrë të pazakontë.

Vushtria luante për Superioren por rezultati nuk e shpërbleu skuadrën dhe tifozët nuk ishin aspak të kënaqur me atë që po shihnin. Zemërimi shpërtheu edhe më shumë kur gjyqtari akordoi një penallti për miqtë. Në atë moment tifozët vendas vendosën të organizojnë një nga protestat më të pazakonta që janë parë ndonjëherë: pas goditjes së penalltisë tifozët kapën rrjetën e portës dhe e tërhoqën pa u menduar shumë.

Pas ndeshjes klubi u kërkoi falje kundërshtarëve dhe atyre që e panë ndeshjen në stadium dhe në TV. Një situatë që është paraqitur në Argjentinë nga Tyc Sport, apo edhe në Itali nga disa portale të shumta.

E.Ç (Dosja.al)

379415

Sondazh

Poll