Sport

Egnatia feston Superioren mes tensionit, sherr masiv në fundin e ndeshjes ndaj Korabit

Egnatia qëndron edhe një sezon tjetër në Kategorinë Superiore. Skuadra rrogozhinase mposht Korabin me shifrat 2-0 në takimin e fundit play-off zhvilluar në Arena Egnatia.

31 Maj 2022, 19:14 Nga DOSJA

Egnatia feston Superioren mes tensionit, sherr masiv në fundin e ndeshjes

RROGOZHINË- Egnatia qëndron edhe një sezon tjetër në Kategorinë Superiore. Skuadra rrogozhinase mposht Korabin me shifrat 2-0 në takimin e fundit play-off zhvilluar në Arena Egnatia. Një takim që pati sherr masiv në fundin e sfidës. Një ndërhyrje në dukje e ashpër e Jackson ndaj kundërshtarit ka nxitur një përplasje masive të patolerueshme mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

 

Lojtarët miq nuk ka pritur vendimin e kryesorit duke reaguar dhunshëm ndaj kundërshtarit. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe futbollistët e Egnatias, me situatën që doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Hamiti çuditërisht në fund u mjaftua me vetëm dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër. Për shkak të vonesës së krijuar nga përplasja masive, u luajt deri në minutën e 100-të, edhe në fërshëllimën finale të arbitrit, pati momente tensioni kur Sefgjinaj dhe Xhekson e kthyen në personale.

E.Ç (Dosja.al)

301427

Sondazh

Poll