Sport

Paradë me makina luksoze, tifozët e Laçit e bëjnë ‘tym’ autostradën për finalen e Tiranës

Vllaznia-Laçi do të luajnë për finalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 19:00.

31 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA

Paradë me makina luksoze, tifozët e Laçit e bëjnë

KURBIN-Vllaznia-Laçi do të luajnë për finalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 19:00. Aktualisht tifozët e të dyja skuadrave në fjalë janë nisur nga qytetet përkatëse drejt Tiranës, për të ndjekur këtë finale.

Faqja e skuadrës së kurbinasve ka publikuar një video ku shfaqen makina të tëra luksoze që nisen drejt stadiumit “Air Albania” me flamuj të skuadrës “bardhezi”.Nëse Laçi e do këtë trofe për histori, pasi Europën e ka të sigurt, me kampionatin që e mbylli në vend të dytë, Vllaznisë nga ana tjetër i duhet patjetër kjo fitore, si mundësia e fundit për të qenë pjesë e garave europiane.

E.Ç (Dosja.al)

66525

Sondazh

Poll