Sport

Drama e ish-portierit të Manchester United, kanceri po i merr jetën: Kam vetëm 6 muaj jetë

“Do të luftoj si kurrë më parë”. Andy Goram, ish-portieri i Rangers dhe Manchester United në vitet 1990, ka njoftuar se ka kancer të ezofagut të fazës 4

31 Maj 2022, 14:21 Nga DOSJA
Drama e ish-portierit të Manchester United, kanceri po i merr jetën:
Andy Goram

SKOCI- “Do të luftoj si kurrë më parë”. Andy Goram, ish-portieri i Rangers dhe Manchester United në vitet 1990, ka njoftuar se ka kancer të ezofagut të fazës 4. Një lajm i tmerrshëm që tronditi fansat skocezë.

Në një intervistë për Daily Record, ish-numri një i kombëtares skoceze (me të cilin zhvilloi 43 paraqitje) shpjegoi përhapjen e sëmundjes, e cila arriti në mëlçi, mushkërinë e djathtë dhe brinjët. Sipas mjekëve, ish-portierit i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj jetë. "Gjithçka u përkeqësua brenda disa javësh, gjithçka që haja apo pija nuk arriti as në mes të stomakut dhe përfundova me të vjella.

Për dy javë isha në pamundësi për të parë mjekun tim, aq shumë sa u sëmura. Kirurgu më shpjegoi se ishte i paoperueshëm. Djali im Danny është në kolaps, po përpiqesha të vlerësoja situatën.”-përfundon ish-portieri i Rangers.

E.Ç (Dosja.al)

10593

Sondazh

Poll