Sport

Vllaznia-Laçi, jo vetëm për lavdi, por edhe për mbi 500.000 €. Fituesi i Kupën, në turin e dytë të Conference League

Në dallim nga e shkuara, fituesi kalon direkt në turin e dytë të Conference League dhe përfiton 450 mijë euro shpërblim nga UEFA. Gjithashtu edhe FSHF akordon edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh për fituesin e Kupës së Shqipërisë.

31 Maj 2022, 15:47 Nga DOSJA

Vllaznia-Laçi, jo vetëm për lavdi, por edhe për mbi

TIRANE - Vllaznia dhe Laçi do të diskutojnë sot, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” trofeun e 70-të të Kupës së Shqipërisë. Takim i rëndësishëm për të dyja ekipet, kryesisht për shkodranët, pasi vetëm fitimi i trofeut u siguron pjesëmarrjen në Europë.

Këtë sezon fituesi i Kupës është me fat, pasi në dallim nga e shkuara, ai kalon direkt në turin e dytë të Conference League, ku sido që të vejë fati i pjesëmarrjes, të sigurta janë 450 mijë euro shpërblim nga UEFA. Gjithashtu, dihet, që FSHF akordon edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh për fituesin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend, siç është Kupa e Shqipërisë.

Duke mbledhur këto dy shpërblime të sigurta, nga pjesëmarrja në turin e dytë të Conference League dhe bonusi si fitues i Kupës së Shqipërisë nga federata, i bie që sot Vllaznia dhe Laçi të luajnë edhe për mbi 500 mijë euro, buxhet i garantuar që mund të zbusë shumë investimin për në sezonin e ri për ekipin fitues.

Vllaznia është trofembajtësja e Kupës, pasi në sezonin e shkuar në finale mundi 1-0 Skënderbeun me golin e Viktor da Silvës në minutën e 40-të. Shkodranët do të synojnë sot trofeun e 8-të të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Laçin do të kërkojë të përsërisë kupën e 3-të të Shqipërisë.

Vllaznia-Laçi, jo vetëm për lavdi, por edhe për mbi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll