Sport

Ciao Inter, Perisic: "Aventura ime përfundon këtu, një përvojë e paharrueshme!"

Kroati u thotë lamtumirë zikaltërve: “I nderuar që kam qenë pjesë e këtij klubi”, Tottenham së shpejti do ta zyrtarizojë marrëveshjen

31 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
Ciao Inter, Perisic: "Aventura ime përfundon këtu, një

ITALI - Ivan Perisic i thotë lamtumirë Interit dhe e bën këtë me një mesazh të gjatë në kanalet e tij sociale: “Pas 254 ndeshjeve, 55 golave, 49 asistimeve, 3 trofeve dhe 18.934 minutave të kaluara në fushë me këtë fanellë të lavdishme, aventura ime te Inter përfundon këtu, - ka shkruar kroati. - Ishte një eksperiencë e paharrueshme, që më ka dhënë shumë mua si lojtar dhe gjithë familjes sime. Po largohem i nderuar që kam qenë pjesë e këtij klubi”...

"Edhe nëse çdo fund shënon një fillim të ri, është e rëndësishme të shikojmë prapa në këto vitet e kaluara dhe të ndaj me ju krenarinë time më të sinqertë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura së bashku, - vazhdon mesazhi i lamtumirës. - Për ekipin, për stafit, për të gjithë punonjësit, por mbi të gjitha për fansat: ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time".

Karriera e Perisic do të vazhdojë në ‘oborrin’ e Antonio Contes, ku anësori në fakt tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Tottenhamin deri në vitin 2024, për të cilën pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi londinez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll