Sport

PSG, Al-Khelaifi 'mbulon me ar' Zidane, bëhet trajneri më i paguar; zbulohet takimi në Paris

Pasi bindën Mbappe për të vazhduar te klubi francez, drejtuesit e kampionëve në fuqi duan një trajner të madh.

31 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA

PSG, Al-Khelaifi 'mbulon me ar' Zidane, bëhet trajneri më i

PARIS- PSG me synime të qarta. Pasi bindën Mbappe për të vazhduar te klubi francez, drejtuesit e kampionëve në fuqi duan një trajner të madh. Zidane është favorit dhe askush nuk e mendon se ish-mesfushori mund të refuzojë stolin e klubit francez.

Al-Khelaifi i ka ofruar Zidane 25 milionë euro në sezon. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo është zhvilluar dje takimi mes tyre. Nëse Zidane do të pranonte një ofertë të tillë, atëherë do të bëhet trajneri më i pasur në futboll, duke kaluar Diego Simeonen, i cili përfiton 24 milionë euro.

Por çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Mauricio Pochettino-s? Kontrata e teknikut argjentinas përfundon verën e vitit 2023, por sipas të gjitha gjasave 'sheikët' do të ndërpresin bashkëpunimin me ish-trajnerin e Tottenham.

E.Ç (Dosja.al)

358212

Sondazh

Poll