Sport

Uzuni ‘i pasigurtë’, Granada aktualisht pa drejtor sportiv dhe trajner…

Tifozët të shqetësuar për shkak të pasigurisë që është krijuar në skuadër pas zbritjes nga La Liga

31 Maj 2022, 17:07 Nga DOSJA
Uzuni ‘i pasigurtë’, Granada aktualisht pa drejtor sportiv dhe

SPANJE - Granada ende nuk ka një drejtor sportiv, që të fillojë të planifikojë sezonin e ardhshëm në kategorinë e dytë pas rënies nga La Liga. Në fillim të javës së kaluar, Pep Boada u shkarkua nga detyra, së bashku me të gjithë ekipin e tij të punës, dhe kjo do të thotë se në klub nuk merren vendime në fushën sportive për të filluar planifikimin.

Nuk ka as trajner, ndërkohë që disa lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe nuk e dinë nëse do t'u ofrohet rinovim për sezonin në vijim. Gjithçka është e paralizuar, ndërsa pronësia kineze e klubit është e qetë, raporton media spanjolle.

Ndërkohë, fansat nuk rreshtin së shfaquri shqetësimin e tyre për situatën e pasigurtë që ka ndodhur pas zbritjes nga La Liga. Ata po zhvillojnë një platformë për të zhvilluar aksione proteste në ditët në vijim. Tifozët mendojnë se klubi ka bërë shumë gabime dhe duan që vendimet të merren tani.

Kujtojmë, se që nga janari, sulmuesi i Kombëtare kuqezi, Myrto Uzuni, që luante me kampionët e Ferencvaroshit në Hungari, ka kaluar dhe lidhur kontratë me klubin spanjoll të Granadës. Aktualisht Uzuni është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet e qershorit të Nations League, por situata në klubin e tij nuk është e mirë.

B.T (Dosja.al)   

Sondazh

Poll