Politike

Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken: Kontributet e tij lënë pas një trashëgimi jetëgjatë

Blinken shprehet se kontributet e Nishanit në marrëdhëniet me SHBA lënë pas një trashëgimi jetëgjatë.

31 Maj 2022, 09:19 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken: Kontributet e tij lënë pas
Bujar Nishani dhe Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani. Blinken shprehet se kontributet e Nishanit në marrëdhëniet me SHBA lënë pas një trashëgimi jetëgjatë.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, thuhet në mesazhin e tij.

Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken: Kontributet e tij lënë pas

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e 28 Majit në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq Covid-19 i la në organizëm.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll