Politike

'Do paraqitet një emër'/ President vetëm me votat e PS, mblidhet sot konferenca e kryetarëve

Në orën 14:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve

31 Maj 2022, 07:43 Nga DOSJA
'Do paraqitet një emër'/ President vetëm me votat e PS,
Presidenca

TIRANË- Konferenca e kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur se kur do të ezaurohet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit. Në orën 14:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës, njoftoi Kuvendi ditën e djeshme.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e djeshme se sot maxhoranca do të propozojë një emër.

Në konferencën e kryetarëve pritet që të vendoset se kur do të jetë mbledhja e radhës se Parlamentit për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit. Sipas Kushtetutës, raundi i radhës nuk mund të caktohet më vonë se 7 ditë. Në raundin e 4 dhe të 5 Kushtetuta e Shqipërisë aktivizon dispozitën e zhbllokimit të krizës, pra, të zgjedhjes së Presidentit të ri me shumicë të thjeshtë. Pra, këtë herë do të mjaftojnë vetëm votat e PS për të zgjedhur Presidentin.

10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll