Sport

Spanja grumbullon 'La Rojan', nis përgatitjet për ndeshjet e Nations League…

Skuadra e Luis Enriques përgatit ndeshjet e Nations League kundër Portugalisë, Republikës Çeke dhe Zvicrës.

30 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
Spanja grumbullon 'La Rojan', nis përgatitjet për ndeshjet e

SPANJE - Kombëtarja spanjolle është tashmë në ‘Las Rozas’ për të filluar përgatitjet për katër ndeshjet e Nations League kundër Portugalisë, Republikës Çeke dhe Zvicrës, këtë qershor. Lojtarët e thirrur nga Luis Enrique kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ‘Ciudad del Fútbol’ dhe pasditen e sotme do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore.

Spanja do të nisë rrugëtimin e saj në fazën e grupeve të Nations League këtë të enjte kundër Portugalisë në stadiumin ‘Benito Villamarín’. Më pas, ekspedita do të udhëtojë në Pragë, ku do të përballet me Çekinë në ‘Eden Arena’ të dielën, më 5 qershor.

Ndeshja e radhës në Nations League do të jetë kundër Zvicrës në Gjenevë të enjten më 9 qershor dhe skuadra spanjolle do të mbyllë këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare kundër Republikës Çeke në ‘Rosaleda’ të Malagës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll