Sport

Merkato në stillin ‘alla-Galliani’, Monza e Berlusconit ka gati emrat! (Të gjithë luajnë në Serie A)

Pas arritjes historike në Serie A, tani fillon merkato për Monzan. Presidenti i klubit Silvio Berlusconi do të shpenzojë për një skuadër të aftë për të qendruar në Serie A

30 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA

Merkato në stillin ‘alla-Galliani’, Monza e Berlusconit ka gati

ITALI- Pas arritjes historike në Serie A, tani fillon merkato për Monzan. Presidenti i klubit Silvio Berlusconi do të shpenzojë për një skuadër të aftë për të qendruar në Serie A. Klubi italian ka disa elementë të rëndësishëm si Dani Mota, Machin, Carlos Augusto, Molina, Caldirola, D'Alessandro, Ciurria dhe Gytkjaer, Monza sigurisht që do të jetë ndër klubet më aktive në merkato javët e ardhshme.

Emrat më të përfoluar janë shumë, ëndrra e madhe për sulmin është Andrea Belotti. Sulmuesi është drejt përfundimit të kontratës me Torinon dhe ende nuk e ka zgjedhur të ardhmen se ku do të luajë. Stefano Sensi është një nga emrat që po qarkullon më tepër. Kartoni i lojtarit zotërohet nga Inter dhe klubi zikaltër i ka bërë të ditur agjentit të mesfushorit se nuk është më në planet e klubit. Për repartin e sulmit është një tjetër objektiv, Junior Messias.

Nëse kartoni i brazilianit nuk blihet nga Milan, atëherë Monza do të jetë gati të hyjë në negociata.Monza e markës Berlusconi po përgatitet për një hap të madh në Serie A dhe premton një merkato me cilësi.

E.Ç (Dosja.al)

 

46501

Sondazh

Poll