Sport

‘Na kërcënuan bandat e hajdutëve’, denoncimi i fortë i bashkëshortes së yllit të Liverpool; Policia rrahu…

Përtej zhgënjimit të rezultatit, finalja e Champions League ka lënë gjurmë indinjate te Liverpool për atë që ndodhi në prag të finales

30 Maj 2022, 12:59 Nga DOSJA

‘Na kërcënuan bandat e hajdutëve’, denoncimi i

ANGLI- Përtej zhgënjimit të rezultatit, finalja e Champions League ka lënë gjurmë indinjate te Liverpool për atë që ndodhi në prag të finales. Problemet e sigurisë që shkaktuan shtyrjen e fillimit të ndeshjes me 37 minuta kanë shkaktuar një shkëmbim akuzash mes klubit nga Anfield, përgjegjësve për sigurinë e ngjarjes dhe policisë franceze.

Ndër këto dëshmi spikat ajo e Julia Vigas, bashkëshortes së Thiago Alcántara-s, e cila ka detajuar në vetën e parë eksperiencën e saj dhe të shumë të afërmve të lojtarëve të Liverpool në prag të finales. Këtë e ka publikuar në rrjetet sociale.“Nuk më pëlqen të komentoj këto gjëra, por këtë herë duhet të shprehem. Finalja ishte një makth total, dhe kjo nuk ka të bëjë me futbollin, por shkon përtej rezultatit”.

“Për shkak të mungesës së organizimit dhe sigurisë, ka pasur shumë momente frike, vazhdimisht jemi kërcënuar nga bandat e hajdutëve, të cilët tentonin të na grabisnin dhe të futeshin tinëz në stadium pa biletë. Kjo është arsyeja pse shumë tifozë qëndruan jashtë stadiumit duke shkaktuar një grumbull njerëzish.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj familjeve dhe tifozëve, dhe disa prej tyre u rrahën gjithashtu. Të gjithë ishin njerëz të pafajshëm. Për shkak të gjithë këtij problemi na është dashur të largohemi nga stadiumi për sigurinë tonë. Diçka duhet bërë, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në asnjë lloj ngjarjeje dhe kërkojmë përgjegjësit. Mund të ishte shumë më keq. ..."

E.Ç (Dosja.al)

 

424010

Sondazh

Poll