Sport

Barcelona bën ofertën zyrtare për Lewandowskin... por Bayerni ka një tjetër plan

30 Maj 2022, 11:43 Nga DOSJA
Barcelona bën ofertën zyrtare për Lewandowskin... por Bayerni ka

GJERMANI - Bayern Munichu e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowskin.Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i paguajë 32 milionë euro për kartonin e sulmuesit polak. Por, e përditshmja gjermane “Kicker” raporton se gjiganti bavarez e ka refuzuar këtë ofertë,

Gjithnjë sipas saj, kampioni gjerman synon ta mbajë lojtarin edhe për një sezon, nëse nuk gjen zëvendësues të tij. Lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena” dhe destinacioni i tij i preferuar është “Camp Nou”.

Megjithatë, Bayerni po reziston pasi po dëshiron ta mbajë atë edhe një vit, kur edhe do t’i skadonte kontrata dhe do të largohej si lojtar i lirë më 2023. Lewa ndërkohë në kokën e tij i ka idetë e qarta rreth së ardhmes. Ai është i vendosur për ta provuar një eksperiencë të re dhe Barcelona është një ëndërr e e vjetër e përfaqësuesit polak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll