Sport

Alice Campello zbulon 'çelësin' e marrëdhënies së saj me Álvaro Morata…

Modelja u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj përmes Instagramit

30 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA

Alice Campello zbulon 'çelësin' e marrëdhënies

ITALI - Alice Campello dhe Álvaro Morata janë, pa dyshim, një nga çiftet më të njohur në skenën e futbollit. Ata u fejuan kur ajo ishte vetëm 21 vjeçe dhe u celebruan dy vjet më vonë në një ceremoni spektakolare në Venecia. 

Tani, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, ata janë prindër të tre fëmijëve: binjakëve Alessandro dhe Leonardo dhe Edoardos së vogël. Kështu italiania dhe spanjolli janë kthyer në një nga martesat më të lakmuara dhe shpesh herë i nënshtrohen pyetjeve, nëse kjo lumturi është aq e vërtetë sa duket në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, modelja ka dashur t'u japë ndjekësve të saj çelësin e suksesit të marrëdhënies së tyre, e cila bazohet në besimin dhe respektin: "I besoj partnerit tim 18362927 sepse ai më tregon çdo ditë... E ndjej se jam prioriteti i tij dhe më vendos gjithmonë para çdo gjëje dhe të gjithëve. Ndjej se nuk mund të kemi sekrete mes nesh...”, ka nisur modelja përmes ‘stories’ në Instagram.

Alice Campello zbulon 'çelësin' e marrëdhënies

 “Që në minutën e parë kemi qenë shumë të sinqertë dhe respekti është baza e gjithçkaje! Unë e ndjej qendrën e jetës së tij dhe ai është qendra ime... ne kemi qenë një mbështetje e madhe për njëri-tjetrin në shumë momente dhe kjo na bashkon shumë”,- vazhdon ajo.

Alice Campello zbulon 'çelësin' e marrëdhënies

Edhe pse, po, ajo donte t'ua bënte të qartë 'fansëve', se jo gjithçka është rozë dhe, si çdo çift, ata kanë diskutimet e tyre: "Ne kemi zënkat tona dhe momentet tona më të këqija dhe më të mira si TË GJITHË..., por respekti është gjithmonë aty dhe ne kemi një ekuilibër shumë të mirë! E di që ai nuk do të më lëndonte kurrë dhe ai e di që unë nuk do ta lëndoja kurrë! Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe kemi përjetuar gjëra të rëndësishme së bashku për të na lënduar,"- ka shkruar Alice.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll