Sport

Inter-Lukaku, të martën zhvillohet takimi i parë; kushtet për t’u rikthyer zikaltër

Takimi i parë Lukaku-Inter mund të zhvillohet të martën.

30 Maj 2022, 12:16 Nga DOSJA

Inter-Lukaku, të martën zhvillohet takimi i parë; kushtet

ITALI- Takimi i parë Lukaku-Inter mund të zhvillohet të martën. Sulmuesi belg i ka besuar avokatit të tij të besuar, Sebastien Ledure, detyrën që të kontaktojë Interin dhe të përpiqet të kuptojë mundësinë e tij për t’u rikthyer edhe një herë si zikaltër. Sezoni ishte i vështirë për belgun në Londër. 15 gola në 44 paraqitje.

“Nuk duhej të shkonte ashtu siç ndodhi, pasi u largova nga Interi,  kishte thënë Lukaku në fund të dhjetorit në një intervistë që bëri shumë bujë. “Interin e kam në zemër dhe do të kthehem të luaj atje”. Lukaku dëshiron me çdo kusht të kthehet në bazë. Dhe për ta bërë këtë ai është I gatshëm ta ulë shumë pagën e tij, duke arritur në 7 milionë euro (gjysma e asaj që merr te Chelsea), duke rënë kështu brenda parametrave të vendosur në klubin zikaltër.

Por operacioni, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, duhet të mbyllet deri në qershor. Vetëm në këtë mënyrë klubi zikaltër mund të përfitojë nga koncesionet tatimore të dekretit të rritjes. Kjo është arsyeja pse roli i sulmuesit është thelbësor në këtë fazë të parë. Ai duhet të bindë Chelsea-n, që sot bëhet zyrtarisht pronë e konsorciumit të udhëhequr nga Clearlake Capital, që ta lëshojë në huazim.

E.Ç (Dosja.al)

 

69440

Sondazh

Poll