Sport

Finalja e Kupës / Josa: "Eshtë një detyrim që kemi ne ndaj klubit"

30 Maj 2022, 12:42 Nga DOSJA
Finalja e Kupës / Josa: "Eshtë një detyrim që kemi ne

SHKODER - Mirel Josa pas dy fitoreve si trajner i Vllaznisë në dy ndeshjet e fundit tani shpreson për objektivin madhor të skuadrës që është fitimi i Kupës së Shqipërisë një trofe që do t'i jepte shansin të launin në kupat e euroës në sezonin që vjen.

“Nuk është një sfidë e shumëpritur, është një detyrim që kemi ne ndaj klubit. E konsideroj si detyrim edhe pse kam qenë pjesë e skuadrës kundërshtare që ne luajmë nesër. Situatat në futboll kështu janë. Siç na duhet ne kjo fitore, i duhet dhe Laçit kjo fitore,” - tha Josa në konferencën prë shtyp përpara finales me Lacin.

Ndeshja finale do të luhet në stadiumin "Air Albania" të kryeqyteti dhe për këtë arsye trajnerit Josa i është dashur t'i bëjë edhe një thirrje tifozerisë shkodrane.

 “E njoh mirë tifozerinë e Shkodrës, e njoh mirë dashurinë që kanë për futbollin. Nuk ka nevojë për thirrjet e mia që tifozeria të vijë në Tiranë, por e di interesimin e tyre për skuadrën edhe në periudha të tjera që unë kam punuar këtu.”

Sa i përket presionit që mund të kenë lojtarët e tij pasi nga kjo ndeshje varet fati i sezoni trajneri kryeqytetas shtoi: "Futbollistët duhet të kenë presion vetëm që të futen në fushë për ta fituar ndeshjen. Në futboll janë tre rezultate në lojë, tani janë dy rezultate për finalen ose e fiton ose e humb.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll