Sport

Tifozët e Atléticos nuk harrojnë, kërkojnë sërish heqjen e pllakës së Courtois nga ‘Wanda Metropolitano’

Tifozët ‘bardhekuq’ të Madridit, të indinjuar nga sjellja e portierit belgut Thibaut Courtois, duan që ai të zhduket nga historia e klubit

30 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA

Tifozët e Atléticos nuk harrojnë, kërkojnë

SPANJE - Në vitin 2019, tifozët e Atlético Madridit i kërkuan klubit që të hiqte pllakën e Thibaut Courtois nga “Paseo de las Leyendas” në Metropolitano. Kërkesë kjo pas nënshkrimit të tij për Real Madridin dhe vizitës së parë në Wanda, ku ai festoi në mënyrë të pashtershme golat e skuadrës ‘los blancos’, duke irrituar tifozët bardhekuq.

Pastaj nuk pati përgjigje. Por pas finales së Champions League në Paris, ‘lëvizja’ ka marrë fuqi. Në atë të mëparshme, belgu siguroi se atë herë ai ishte "në anën e mirë të historisë", duke iu referuar finales së humbur në Lisbonë në 2014, në të cilën ai mbrojti portën e Atléticos.

Tifozët e Atléticos nuk harrojnë, kërkojnë

Mirëpo disa deklarata, bënë të ndihen keq shumë tifozët bardhekuq, ndër të cilët është edhe kryebashkiaku i Madridit, José Luis Martínez-Almeida, i cili kritikoi këto fjalë në pritjen zyrtare në Bashkinë për kampionët e Europës. “Courtois më bëri të kënaqem shumë, por më lejoni t'ju them me dashuri: ata prej nesh që qanë në Lisbonë prej teje, janë në anën e mirë të historisë në këtë qytet",- u shpreh kryebashkiaku, para fytyrës së portierit belg Courtois.

Duhet të theksohet, se në vitin 2019 kishte nisur një peticion në ‘change.org’ për të hequr pllakën e belgut nga Wanda Metropolitano. Tani kjo lëvizje është riaktivizuar. Ka pothuajse 5.000 njerëz që kanë nënshkruar për të reaguar klubi ndaj asaj që ata e konsiderojnë si mungesën e vazhdueshme të respektit të Courtois për Atléticon dhe tifozët e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll