Sport

Festuan kualifikimin, por nuk e dinin se ishin eleminuar; skuadra spanjolle e kupton nga telefoni

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen e Segunda Division në Spanjë mes skuadrave të Real Oviedo-s dhe Ibizas

30 Maj 2022, 13:15 Nga DOSJA
Festuan kualifikimin, por nuk e dinin se ishin eleminuar; skuadra spanjolle e
Real Ovideo

SPANJË- Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen e Segunda Division në Spanjë mes skuadrave të Real Oviedo-s dhe Ibizas. Një festë që më pas kaloi në hidhërim. Gjithçka për shkak të një komunikimi të rremë që ishte përhapur dhe kishte shkaktuar festën e lojtarëve dhe të gjithë stadiumin.

Lajmi që skuadra kishte marrë ishte se rivalët e tyre në luftën për vendin e “Play-Off”-it, Girona kishin pësuar gol dhe ishin në disavantazh. Fitorja ishte detyrim për Real Oviedion, gjë që e arriti. Vala e entuziazmit të lëshuar brenda stadiumit ishte dehëse, tërhoqi të gjithë publikun në atë atmosferë të çmendur feste, pavarësisht se çfarë po ndodhte realisht.

Të gjithë ishin të bindur se në ndeshjen tjetër, Burgon kishte mposhtur Gironën, por nuk ishte kështu, ndeshja përfundoi në barazim pa gola, rezultat që e kishte bërë të kotë edhe fitoren e Oviedos. Në fushë dhe në tribuna, megjithatë, ata besuan të kundërtën.

Dhe ishte shumë e vështirë për shkak të efektit të zhgënjimit. Një futbollist i Oviedo-s, Matheus, merr celularin për të parë se si kanë qenë rezultatet e ndeshjeve të tjera: lexon, murmurit diçka dhe fytyra i ndryshon. Lojtari përditëson faqen dhe sheh që skuadra e tij është jashtë play-offit, futbollisti ia komunikon pjesës tjetër të ekipit dhe në fund do të bjerë heshtja.

E.Ç (Dosja.al)

 

real oviedo

Sondazh

Poll