Sport

Rikthimi i Lukakut te Interi, e shtyn Dybalan drejt Romës së Mourinhos

Zikaltrit ishte gati për të marrë shërbimet e ‘La Joya’-s, por opsioni për rikthimin e sulmuesit belg, e ka ngadalësuar operacionin.

30 Maj 2022, 12:29 Nga DOSJA
Rikthimi i Lukakut te Interi, e shtyn Dybalan drejt Romës së Mourinhos

ITALI - E ardhmja e Paulo Dybala duket se ka marrë një kthesë. Pas konfirmimit të largimit nga Juventusi, sulmuesi argjentinas dukej pranë nënshkrimit me Interin, por nënshkrimi i tij u ngadalësua papritur nga dalja në skenë e emrit të Romelu Lukakut.

Belgu nuk është i lumtur në Chelsea dhe është i etur të rikthehet në Inter një vit pas largimit të tij shumëmilionësh. Ai do të bëjë gjithçka nga ana e tij për të veshur sërish fanellën e ‘zikaltër’ dhe klubi italian do të studiojë të gjitha mundësitë për ta pasur sërish si referencë. 

Sipas “Corriere dello Sport”, Simone Inzaghi do të preferonte të kishte një referencë si Lukaku, sesa një profil si Dybala, veçanërisht duke ditur që Edin Dzeko është tashmë 36 vjeç dhe performanca e tij në fund të sezonit ka qenë mjaft diskrete. Interi ishte klubi më i mirë për të nënshkruar me Dybalan. I ofruan 7 milionët që kërkonte lojtari, por pamja e Lukakut ka bllokuar gjithçka dhe argjentinasi nuk është më prioritet.

Kështu, Dybala i afrohet Romës, e etur për të forcuar skuadrën pas fitimit të Conference League. Mourinho do të donte të kishte një lojtar me profilin e ‘La Joya’-s, megjithatë skuadra e Kapitolit nuk mund të përmbushë kërkesat e Dybalas për pagë. Përveç kësaj, shitja e një lojtari duhet të ndodhë, ku Zaniolo është ai me shanset më të mira për t'u larguar nga verdhekuqtë.

Nga ambienti i lojtarit theksohet, se Dybala preferon t'i bashkohet një klubi që konteston Champions League sezonin e ardhshëm dhe Roma nuk e plotëson këtë kërkesë. Verdhekuqtë do të luajnë Europa League vitin e ardhshëm, por Interi do të jetë në kompeticionin më të lartë kontinental, ndaj argjentinasi do të përpiqet të përshpejtojë opsionet e tij për të nënshkruar me skuadrën 'zikaltër'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll