Sport

Incidentet që vonuan finalen e Champions-it, shteti hyn në lojë; Britania e Madhe kërkon hetim për kaosin

68 të arrestuar dhe 238 të plagosur lehtë, ky është bilanci i përkohshëm i trazirave të ndodhura në Paris pranë Stade de France dhe zonave të tifozëve me rastin e finales së Champions League

29 Maj 2022, 20:34 Nga DOSJA

Incidentet që vonuan finalen e Champions-it, shteti hyn në lojë;

PARIS- 68 të arrestuar dhe 238 të plagosur lehtë, ky është bilanci i përkohshëm i trazirave të ndodhura në Paris pranë Stade de France dhe zonave të tifozëve me rastin e finales së Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga Prefektura e kryeqytetit francez.

Disa tifozë donin të hynin në rrethim, duke vonuar aksesin e spektatorëve me bileta. Policia franceze është kritikuar se ka hedhur gaz lotsjellës dhe sprej piper ndaj disa tifozëve të Liverpoolit që prisnin të hynin në stadiumin e Parisit. Organi qeverisës i futbollit europian, UEFA ka thënë se do t'i "shqyrtojë këto çështje urgjentisht".

Ditën e hënë, Ministria franceze e sportit ka thirrur një takim me UEFA-n, Federatën Franceze të Futbollit, zyrtarët e stadiumit dhe policinë për të mësuar më tepër nga ngjarja. Britania e Madhe kërkon hetim më të zgjeruar për kaosin që ndodhi pasi një pjesë e madhe e të dëmtuarve ishin tifozë të Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

5718

Sondazh

Poll