Sport

Festa në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, Hazard 'deh' djalin e Kroos me shampanjë; reagimi i gjermanit

Real Madrid u shpall kampion i Europës për herë të 14-të në historinë e klubit

29 Maj 2022, 17:36 Nga DOSJA

Festa në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, Hazard 'deh'

PARIS-Real Madrid u shpall kampion i Europës për herë të 14-të në historinë e klubit. Në finalen e Parisit, skuadra e Ancelottit mposhti 1-0 Liverpool, falë golit të Vinicius Junior në minutën e 59-të, duke përfituar nga goditja-kros i Valverdes. Në dhomat e zhveshjes kishte përqafime, kërcime dhe shampanjë.

Një imazh po qarkullon në rrjet ku Hazard i dha djalit të Kroos një një gllënjkë alkool për ta provuar. Djali i gjermanit konsumoi disi alkol,por mesfushorit nuk i pëlqeu situata dhe e la menjëherë shishen duke i thënë jo me gisht, si fëmijës, ashtu edhe futbollistit belg.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll