Sport

F1/ Makina e Mick Schumacher ndahet në dysh, momenti i aksidentit në Montecarlo (gjendja e pilotit)

Momente frike për Mick Schumacher në Montecarlo. Gjatë xhiros së 27-të, gjermani humbi papritur kontrollin e makinës Haas, duke u përplasur në barrierat mbrojtëse

29 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA

F1/ Makina e Mick Schumacher ndahet në dysh, momenti i aksidentit në

MONTECARLO- Momente frike për Mick Schumacher në Montecarlo. Gjatë xhiros së 27-të, gjermani humbi papritur kontrollin e makinës Haas, duke u përplasur në barrierat mbrojtëse. Përplasja e kësaj të diele bëri që zemra e të gjithëve të ndalonte derisa piloti gjerman zbuloi përmes radios se ndihej mirë, pasi nga pamjet dukej një aksident i rëndë. Përplasja ishte me shpejtësi mesatare, në zonën pranë pishinës, çuditërisht, shasia ishte shkëputur nga motori.

Kjo ndodhi edhe me aksidentin famëkeq të Romain Grosjean në vitin 2020 në Bahrein, kur ai po ngiste për të njëjtin skuderi. FIA sigurisht që do të studiojë makinën dhe të dhënat e aksidentit tërësisht. Kur vinçi u përpoq të ngrinte Haas, makina u nda në gjysmë. Pamja bëri që ekipi amerikan të shqetësohej.

Megjithatë, drejtori i ekipit të Haas, Guenther Steiner konfirmoi se Schumacher ishte i vetëdijshëm dhe se ai kishte folur edhe me nënën e tij, Corinna.Schumacher u dërgua në një qendër mjekësore thjesht si masë paraprake dhe për analiza, duke u larguar nga qendra menjëherë më pas.

E.Ç (Dosja.al)

61687

Sondazh

Poll