Sport

"Mbyllni votimet, e ka të fituar Topin e Artë", ish-lojtari i Barçës i çmendur pas shifrave të Benzema-s

Nuk ishte i pari që ngriti në qiell Kupën – Championsin e 14-të në historinë e Real Madrid – sepse donte t’i bënte homazhe shokut të tij të skuadrës Marcelo

29 Maj 2022, 17:48 Nga DOSJA

"Mbyllni votimet, e ka të fituar Topin e Artë", ish-lojtari

PARIS-Nuk ishte i pari që ngriti në qiell Kupën – Championsin e 14-të në historinë e Real Madrid – sepse donte t’i bënte homazhe shokut të tij të skuadrës Marcelo, në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e bardhë pas 15 vitesh dhe 25 trofesh të fituar. Por triumfi i merengeve në finalen e Parisit ndaj Liverpool ka një specifikë për Karim Benzemën, i cili bëhet kandidati kryesor për fitmin e Topit të Artë në pritje të Botërorit të Katarit, ku mund të mbërrijë edhe kurorëzimi përfundimtar. "Mbyllni votimet për Topin e Artë, Benzema e ka fituar tashmë", ishte fjalia e artikuluar nga Thierry Henry në fund të ndeshjes në Stade de France.

Në finale Benzema shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje – e megjithatë bilanci i tij në Champions League këtë sezon thotë 15 gola shumë të rëndë, me dy trigolësh radhazi kundër PSG në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 dhe kundër Chelsea-t në ndeshjen e parë çerekfinale, pa harruar edhe tre gola në total në gjysmëfinalen e pabesueshme të dyfishtë kundër Manchester City të Pep Guardiolës, të cilave i shtohen edhe dy asiste në 12 ndeshje. Shifra të shkëlqyera, që i bashkohen atyre që e udhëhoqën Real Madrid drejt triumfit në La Liga: 27 gola dhe 12 asiste në 32 ndeshje.

"Topi i Artë? Të shohim çfarë do të ndodhë, të shpresojmë", është shprehur sulmuesi francez duke komentuar triumfin ndaj Liverpool. Por për momentin rruga drejt trofeut duket e qartë. Vetë shoku i skuadrës Thibaut Courtois, MVP i finales falë pritjeve të tij të mëdha, përulet para francezit. "A po synoni për Topin e Artë? Është e pamundur që një portier ta fitojë atë, veçanërisht nëse luan në një ekip me Benzema".

E.Ç (Dosja.al)

10953

Sondazh

Poll