Sport

Pamje të rënda, Ibrahimovic tregon vuajtjet duke hequr ujin nga gjuri: "E bëj çdo javë"

E kishte thënë menjëherë pas operacionit, për të shpjeguar me hollësi pse ky vit i tij kishte qenë kaq i komplikuar.

29 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA

Pamje të rënda, Ibrahimovic tregon vuajtjet duke hequr ujin nga gjuri:

ITALI- E kishte thënë menjëherë pas operacionit, për të shpjeguar me hollësi pse ky vit i tij kishte qenë kaq i komplikuar. Tani edhe Zlatan Ibrahimovic ka vendosur ta bëjë publike në rrjetet sociale, suedezi zbuloi se për 6 muaj me radhë pastronte gjurin më shiringa dhe injeksione që të mund të luante dhe të ndihmonte sa të mundte Milanin për të arritur te titullin kampion.

Sot, futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaq pikërisht një nga këto ndërhyrje për të pastruar gjurin. Pamje tronditëse, për të dëshmuar për vuajtjet dhe sakrificat e bëra për të qenë në gjendje të qëndrojë në krah të ekipit dhe të kontribuojë për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll