Sport

Merkato, Mane është përshëndetur me Liverpool pas humbjes me Real Madrid; destinacioni i sulmuesit

Sadio Mane dhe Liverpool po i afrohen divorcit. Futbollisti senegalez synon që në verë të largohet nga klubi anglez dhe të nisë një aventurë të re

29 Maj 2022, 18:13 Nga DOSJA

Merkato, Mane është përshëndetur me Liverpool pas humbjes me

ANGLI-Sadio Mane dhe Liverpool po i afrohen divorcit. Futbollisti senegalez synon që në verë të largohet nga klubi anglez dhe të nisë një aventurë të re.Siç mësohet nga GOAL, 30-vjeçari është gati për një sfidë të re pas gjashtë vitesh në Anfield. Ditët e fundit, vetë Mane kishte përmendur se se për të ardhmen do të fliste pas Champions League.

Ashtu si Salah dhe Firmino, kontrata e Mane skadon më 30 qershor të vitit 2023, por prej kohësh ka vendosur të mos e zgjasë kontratën. E ardhmja e senegalezit mund të jetë te Bayern Munich, i cili po monitoron nga afër situatën e tij.

Zërat flasin për një takim mes agjentit të tij Bjorn Bezemer dhe drejtorit sportiv të klubit gjerman Hasan Salihamidzic. Lajm që nuk i ka pëlqyer aspak Liverpool-it, i cili e ka parë si shpërqendrim në kuadër të finales së Champions League. Për momentin Bayern Munich nuk ka paraqitur asnjë propozim për Mane, me Liverpool që kërkon të paktën 30 milionë për të lënë senegalezin të largohet një vit pas skadimit të kontratës.

Këtë sezon, Mane ka shënuar 22 gola në të gjitha kompeticionet, një arritje e rëndësishme për sulmuesin afrikan. Për Manen, pra, ka ardhur koha të ndryshojë ambjentin dhe të përballet me një sfidë të re. Ndoshta larg Liverpool dhe Anglisë, me Bayern Munich që shpreson ta sigurojë atë në një verë që premton të jetë e nxehtë.

E.Ç (Dosja.al)

27407

Sondazh

Poll