Sport

Gabim strategjik i Ferrarit prish garën e Leclerc, Perez i Red Bull triumfon në Monaco;Mercedes në 'pikë të hallit'

Në fund të një gare të pafund, nisur një orë me vonesë për shkak të shiut dhe një aksident të Mick Schumacher, Sergio Perez fiton edicionin e 68-të të Çmimit të Madh të Monacos

29 Maj 2022, 18:46 Nga DOSJA

Gabim strategjik i Ferrarit prish garën e Leclerc, Perez i Red Bull

MONTECARLO-Në fund të një gare të pafund, nisur një orë me vonesë për shkak të shiut dhe një aksident të Mick Schumacher, Sergio Perez fiton edicionin e 68-të të Çmimit të Madh të Monacos duke rezistuar në xhiron e fundit, pasi piloti i Red Bull kishte probleme me gomat, por ia doli të mbante kryesimin, i ndjekur nga piloti i Ferrarit Carlos Sainz.

Max Verstappen u rendit treti, ndërsa Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e katërt pas një gabimi të rëndë strategjik në garazhin e Ferrarit. Ndërkohë Mercedes ka humbur shkëlqim me George Rusell që u rendit në vendin e 5-të, ndërsa ish-kampioni i botës, Leëis Hamilton e mbylli garën në vendin e tetë.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll