Sport

Real Madrid, futbollisti i Milanit dhe Tchouameni! Perez i papërmbajtshëm, gati dy super dhurata për Ancelotti-n

Real Madrid dëshiron Rafael Leaon. Pas refuzimit të Kylian Mbappe-s, i cili preferoi të rinovonte kontratë me PSG

29 Maj 2022, 18:01 Nga DOSJA

Real Madrid, futbollisti i Milanit dhe Tchouameni! Perez i

MADRID-Real Madrid dëshiron Rafael Leaon. Pas refuzimit të Kylian Mbappe-s, i cili preferoi të rinovonte kontratë me PSG, Florentino Perez është gati të transferojë sulmuesin e Milanit. Sipas portalit iberik ‘Sport’, Real Madrid ka nisur tashmë kontaktet e para me portugezin. Në operacion, Real është gati të përfshijë Jovic dhe Asensio, profile të vlerësuara nga klubi kuqezi.

Strategjia e klubit madrilen është e qartë dhe evidente: qëllimi është të vihet bast për talentet e rinj që mund të ndjekin hapat e Vinicius. Pasi kanë siguruar Antonio Rudiger me parametra zero, Florentino Perez ka dëshirë ta rinojë organikën e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Sport ka siguruar se nuk do të ketë blerje të bujshme si në vitet e ‘Galacticos’, por strategjia është ajo që të përforcohet skuadra me investime për të tashmen dhe të ardhmen.

Mes emrave në listën e klubit spanjoll është edhe ai i Aurelien Tchouameni, mesfushor 22-vjeçar i Monaco, i cili do të jetë zëvendësuesi i natyrshëm i Casemiro-s. Negociatat për mesfushorin e klubit francez janë shumë të avancuara, aq sa Real

Madrid duket se është i gatshëm ta rrisë ofertën për kartonin e lojtarit vetëm për të mposhtur konkurrencën e PSG-së.Edhe Barcelona ka kërkuar informacione për mesfushorin, por presidenti Joan Laporta duket se e ka braktisur përfundimisht idenë për ta blerë futbollistin për shkak të kostos së lartë të operacionit.

E.Ç (Dosja.al)

anceloti

Sondazh

Poll