Sport

Rangnick largohet nga Manchester United edhe si këshilltar, tani vetëm trajner i Austrisë...

Trajneri 'i përkohshëm' i 'Djajve të Kuq' braktis postin e këshilltarit për të vazhduar detyrën e trajnerit.

29 Maj 2022, 16:40 Nga DOSJA

Rangnick largohet nga Manchester United edhe si këshilltar, tani vetëm

ANGLI - Ralf Rangnick nuk do të vazhdojë te Manchester United. Trajneri gjerman, i cili shërbeu si trajner i përkohshme pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer nga ‘Old Trafford’ në dhjetor 2021, nuk do ta kombinojë postin e këshilltarit me atë të trajnerit të Austrisë.

Trajneri gjerman Rangnick do t'i bashkohej organikës së 'Djajve të Kuq' deri në vitin 2024 si këshilltar, duke i dorëzuar pankinën holandezit Erik ten Hag. Ai do t'i përkushtohet ekskluzivisht detyrës së trajnerit të Austrisë, shtet me të cilin nënshkroi në prill. Tani ai do të debutojë kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës në Grupin A1 të Nations League.

"Me marrëveshje reciproke, Ralf tani do të fokusohet vetëm në rolin e tij të ri, si trajner i kombëtares austriake dhe për këtë arsye nuk do të marrë një rol këshillues në “Old Trafford”. Ne dëshirojmë t'i urojmë Ralfit fat më të mirë në këtë kapitull të ardhshëm të karrierën e tij”,- tha United në një deklaratë.

Rangnick largohet nga Manchester United edhe si këshilltar, tani vetëm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll