Sport

MotoGP/ Bagnaia triumfon në pistën e Mugellos, pas tij Quartararo dhe Espargarò

Piloti i Ducatit dominon nga gjysma e garës dhe fiton fitoren përpara francezit që kryeson renditjen e përgjithshme

29 Maj 2022, 16:10 Nga DOSJA

MotoGP/ Bagnaia triumfon në pistën e Mugellos, pas tij Quartararo dhe

ITALI - Francesco Bagnaia fiton GP të Italisë, në pistën e Mugellos, raundi i tetë i sezonit MotoGP. Piloti i Ducatit, i cili nisi nga pozita e pestë, arrin fitoren përpara Yamahas së Fabio Quartararos dhe Aprilias së Aleix Espargarò. 

Me këtë fitore në shtëpi, Bagnaia ngjitet në vendin e katërt në renditjen botërore me 41 pikë nga Quartararo, që shkon në tetë pikë përpara vendit të dytë të zënë nga Espargarò.

Në Mugello, në një pistë që e bëri Italinë të shijonte motorët të shtunën, duke u kualifikuar tre Ducati në rreshtin e parë, festa u shtri edhe të dielën, falë një super Francesco Bagnaia, që përfundon një garë perfekte, të përbërë nga parakalime dhe kundërparakalime deri në arratisja e fundit drejt fitores. 

"Djalli" Quartararo u mjaftua me vendin e dytë në finale përpara Aprilias së Aleix Espargarò, i cili vulosi tetë pikë për kampionatin botëror.

MotoGP/ Bagnaia triumfon në pistën e Mugellos, pas tij Quartararo dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll